Ka përfunduar takimi mes të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe disa përfaqësuesve të partive politike. Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim. Për dallim prej anëtarit të Nismës, ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për medie. Këtë takim e refuzuan dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe PDK.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
