Veseli përkujton Masakrën e Izbicës

Qindra familjarë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale si dhe qytetarë të shumtë sot përkujtuan 17-vjetorin e Masakrës së Izbicës, si njëra nga plojat më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryekuvendari Kadri Veseli e quajti fshatin Izbicë si lëndinë të dhimbjes dhe krenarisë. “Kjo ishte ëndrra edhe e atyre mijëra martirëve që ranë në Reçak, Krushë e Rezallë, në Meje e Suharekë, në Gjakovë e Podujevë, në çdo fshat e qytet të Kosovës. Ne nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e tyre. Ne do të punojmë që liria dhe shteti i Kosovës, për të cilën ata ranë, të jetojë përgjithmonë: shtet i pacenuar, i fuqishëm, i zhvilluar, krenari e nipave dhe mbesave të këtyre martirëve që prehen në këtë lëndinë”, u shpreh kryekuvendari Veseli. Më tutje, ai bëri tyhirrje që të lihen anash inatet e momentetit e të punohet së bashku për të mirën e vendit. “Kosova ka nevojë për energjinë dhe kontributin e secilit. Ata që dje synuan ta shkatërrojnë Kosovën, sot ëndrrojnë ta shohin duke dështuar. Kjo kurrë s’ka për të ndodhur. Kosova ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë një histori suksesi, një shembull se si liria përkthehet në shtetndërtim, e shtetndërtimi në zhvillim e mirëqenie”, ka thënë veç të tjerash kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …