Zëvendës-kryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, citohet të ketë deklaruar se Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, pa e njohur pavarësinë e Kosovës, i pëlqeu kjo dikujt apo jo. Lunaçek, gjatë një diskutim në Berlin, të organizuar nga Fondacioni “Hajnrih Bël” me temën: “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, në të cilin kanë marrë pjesë edhe Bodo Veberi nga Këshilli për Politika Demokratike, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ajo vazhdimisht angazhohet dhe kërkon që edhe pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo duhet të ndodhë. Zyrtari i lartë Bodo Veber ka thënë se nuk do të lejohet anëtarësimi i Serbisë në BE para Kosovës, pasi, sipas tij, askush nuk mund të garantojë që më pas Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në BE. kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime. Ai ka deklaruar se Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime. “Deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1999 në Kosovë”, ka thënë, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …