Kryeministri Hoti: Situata po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund të kemi

Kryeministri Hoti: Situata po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund të kemi

Kryeministri Avdullah Hoti, ka vizituar sot spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, ku ka parë nga afër kapacitetet e këtij spitali ushtarak. “Bashkë me ministrin e Shëndetësisë inspektuam spitalin ushtarak për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete”, ka thënë Hoti. Më tutje, Hoti deklaruar se edhe pse nuk është njeri ushtarak është i impresionuar me disiplinën dhe përgatitjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka bërë me dije se do t’iu ofrojnë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve. Situata duket se po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund të kemi përpara në javët dhe muajt në vazhdim”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …