leoni

Kocijançiq thotë që gjithçka është në rregull me Pallatin e Drejtësisë

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë ndërprejnë punën

Sindikata e Judikaturës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka bërë me dije se për shkak të kushteve të papërshtatshme në mjediset e Gjykatës, do të ndërpritet puna në Pallatin e Drejtësisë. Sindikalistët kanë sqaruar se për shkak të kushteve të këqija të punës, përkatësisht mungesës së oksigjenit, punëtorët janë duke pasur probleme shëndetësore. Për këtë arsye, punëtorët e Pallatit të Drejtësisë do të ndërprejnë punën nga ora 13 deri në orën 15. “Kjo formë e protestës do të vazhdojë deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt. Nëse organet kompetente nuk marrin masa për plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtesë. Protestës i janë bashkuar edhe institucionet e tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë, si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Judikaturës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …