Abrashi: Qasja e Albin Kurtit është që të kontrollojë gjithçka por sistemi politik në Kosovë është ndryshe

Abrashi: Keqpërdorimet e pensioneve sjellin miliona euro humbje

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar se keqpërdorimet më të mëdha të pensioneve ndodhin nga ata që jetojnë jashtë vendit. Ai ka saktësuar se dëmi që i shkaktohet buxhetit nga keqpërdoruesit e pensioneve arrin në disa miliona në vit. Ky keqpërdorim, sipas ministrit Abrashi, do të ndalet shumë shpejt me miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti. Ai ka vlerësuar se nëpërmjet koncept-dokumentit të miratuar në Qeveri javën e kaluar, i cili parasheh edhe ndryshime ligjore, do të caktohen kritere të reja në skemat që kanë të bëjnë me vendbanimin e përhershëm, parandalimin e keqpërdorimeve të pensioneve dhe disa çështjeve të tjera administrative. Sipas ministrit Abrashi, këto ndryshme ligjore do të bëhen brenda disa muajve. “Me ndryshimet ligjore të cilat do të aprovohen nga Kuvendi i Kosovës, do të bëhet më lehtë identifikimi i personave të cilët nuk jetojnë në Kosovë dhe që nga ai çast do t’u ndërpritet pensioni”, ka thënë Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …