FSK

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë reagon për armatosjen e FSK-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për prurjen e pajisjeve ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. MPJ-ja e Rusisë, pasditën e së mërkurës, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, është shprehur se e ka marrë informacionin e pajisjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës me mjete të rënda ushtarake nga SHBA-të. Ndryshe Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë e ka furnizuar FSK-në me rreth 50 mjete të rënda ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …