Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe Drejtorin e TIKA-së, Xhihan Dinçer. Gjatë takimit, ministri Mustafa i ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati. Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Turqisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vendin tonë, duke përfshirë edhe sektorin e bujqësisë. Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër dhe ka vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më tej mes dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …