Hasani: Gjatë kësaj jave caktohet data e protestës opozitare

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë takim të partnerëve opozitar për caktimin e datës së protestës së radhës. Ai ka bërë të ditur se Nisma do të vazhdojë të jetë konstruktive në drejtim të mbajtjes së unitetit të bllokut opozitar deri në largimin e Qeverisë Mustafa. “Nisma për Kosovën edhe më tej do të vazhdojë me rolin e saj, që të jetë konstruktive në drejtim të mbajtjes së unitetit të bllokut opozitar deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues”, ka deklaruar Hasani për mediet online.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …