Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 468 mostra të të dyshuarve ndërsa prej tyre janë evidentuar edhe 245 raste të reja ndërsa numri i personave që kanë vdekur për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga virusi korona ka arritur në 13. Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë të arrin në 249. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar të ju bëjë thirrje qytetarëve që të përfillin këshillat e institucioneve shëndetësore dhe të ekspertëve dhe të kenë kujdes të shtuar.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
