Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga BQK-ja zbritjen urgjente të normës se interesit

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga BQK-ja zbritjen urgjente të normës se interesit

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për uljen e normës së interesit, duke i dërguar shkresë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. OAK thekson se ulja e normës së interesit në së paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve, duke marrë parasysh mospërkrahjen e shtetit tani e pesë muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj. Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që një nga propozimet e saj për pakon e rimëkëmbjes, është edhe ulja e normës së interesit në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …