Brickos

Veton Berisha

Veton Berisha: Emrat e Elizabeta Hasanit, Demë Lanit, Imer Qunit dhe Metë Qunit, të kthehen në vendin ku e meritojnë

Përfaqësuesi i komuniteti egjiptian, Veton  Berisha,  thotë se Elizabeta Hasani, Demë Lani, Imer Quni dhe Metë Quni – emrat dhe eshtrat e tyre të kthehën në vendin ku ata e meritojnë Rasti i përjashtimit nga pllaka përkujtimore e Elizabetes së vogël me përkatësi Rome e vrarë me 13 mars 1999 në tregun e Mitorvicës dhe dëshmorët Demë Lani (I vrarë për shkak që nuk pranojë të largojë plisin e bardhë nga koka), Imer Quni dhe Metë Quni të përkatësisë së komunitetit Egjiptian të vrarë me 29 mars 1999 nga fshati Poterq,  Komuna e Klinës të përjashtuar nga varrezat e përbashkëta të dëshmorëve, janë shqetësuese dhe të papranueshme për ne. Athu vallë pse duhet të ndodhë kjo, kur vritesh në kohë të luftës nga i njëjti vrasës (Serb),  ndërsa nga shoqëria e jonë “demokratike” nuk trajtohesh barabartë dhe dinjitetshëm vetëm pse nuk je Shqiptar. Ҫka duhet të bëjmë më tepër që ne të vlerësohemi !? Mohimi i përjetimeve të përbashkëta nga pushtuesi Serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe mos respektimi  i kontributit tonë për Kosovën e pavarur dhe demokratike është jo e drejtë dhe e papranueshme për ne, saktëson Veton Berisha, Përfaqësues  komunitetit Egjiptian dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …