Kryeministri Hoti: Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri Hoti: Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Pas këtij miratimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë duke u krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Hoti ka falënderuar anëtarët e këtij komisioni dhe ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që siç është shprehur ai, të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …