Selimi: Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të zhdukur të vendit

Selim Selimi: Për takimin Hoti – Vuçiq di vetëm kur ka filluar dhe kur ka mbaruar por jo edhe për çfarë është biseduar

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se nuk ka informacione se çka ka biseduar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me kryetarin serb Alekandër Vuçiq. Ai ka ironizuar kur është pyetur në një emision televiziv se çka e njoftoi shefin e tij në parti, Ramush Haradinajn, për takimin Hoti-Vuçiq. “Kohën e saktë të mbajtjes së atij takimi dhe kohëzgjatjen e takimit”, ka thënë Selimi duke mos e mohuar nervozizmin që ka shkaktuar sjellja e Hotit në raport me partnerin e koalicionit. “Për çështje nacionale normalisht që ka nervozë kur ti nuk ke mundësi të barabartë me pa ku qëndrojmë si koalicion”, ka thënë ai, i cili, ndonëse ishte në Bruksel, Hoti nuk e ka marrë në takimin me kryetarin serb.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …