Brickos

Shpend Ahmeti

Gjendja me Covid-19 në Prishtinë është shqetësuese, kryetari Ahmeti apelon qytetarët për respektimin e masave

Prishtina është komuna me më së shumti raste të konfirmuara me Covid-19 në Kosovë. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shprehet shumë i shqetësuar derisa bën thirrje për kujdes. “Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3103 raste me Covid-19 prej të cilave 1536 raste janë ende aktive. Kemi 1533 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 34 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, u shpreh ai. Ahmeti bën apel që të mbartni maskën, e cila mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …