RKL: Mos-votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, është pajtim me apo pa dashje me qëndrimin e Serbisë

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së do të votohet të në javën e ardhshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së i cili është propozuar nga grupi parlamentar i PDK-së për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ky projektligj do të hedhet në votim të enjten e javës së ardhshme. Gjatë diskutimeve rreth Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së është zhvilluar një debat i ashpër në mes të pozitës dhe opozitës. Kujtojmë se ky projektligj është kundërshtuar nga ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ai i Gjermanisë, Jörn Rohde, dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …