Haradinaj: Bekimi, Bedriu, Eltoni, Përmeti, Bashkimi dhe Jusufi para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur

Haradinaj: Bekimi, Bedriu, Eltoni, Përmeti, Bashkimi dhe Jusufi para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj i ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij të rënë 22 vite më parë në luftime me forcat serbe. Ai i ka vlerësuar ata si trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin synim lirinë e atdheut të robëruar. “Në 22-vjetorin e rënies, sot kujtojmë heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur, e në rastin e Abejës edhe përtej Kosovës. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë është materia që formëson brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan. Lavdi jetës dhe veprës së Bekimit, Bedriut, Eltonit, Përmetit, Bashkimit dhe Jusufit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …