IKSHPK

IKSHPK bënë të ditur se e janë regjistruar edhe 205 raste të reja me virusin korona në vendin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus. Ka shkuar në 10 mijë e 795 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 205 raste të reja. Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, këto raste kanë rezultuar pozitive nga 521 mostra të marra. Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 163 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në  6 mijë e 411.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku shpërthen ndaj Kurtit: “Koha e arrogancës po mbaron, tendencat totalitare u zbuluan”

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka goditur fort Qeverinë Kurti pas dështimit të së dielës …