KKPK në Han të Elezit, mbanë mbledhjen e radhës

Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han të Elezit, nën kryesimin e kryetarit të Komunës Rufki Suma mbanë mbledhjen e radhës. Në hapje të takimit Kryetari Suma bëri një vlerësim të situatës aktuale në komunë. Sipas tij aktualisht në komunën e Hanit të Elezit janë 3 raste të konfirmuar me Covid-19. Megjithatë ky fakt në as një mënyrë nuk është indikatorë i sigurt për gjendjen në komunë duke u bazuar në informatat që në baza ditore merren nga QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” sipas të cilave kohën e fundit është shtuar numri i banorëve që kërkojnë shërbime mjekësore në këtë qendër. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në takim në veçanti ngriti çështjen e një qytetari të Hanit të Elezit i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Sipas kryetarit Suma ky rast përveç keqardhjes së madhe të të gjithë banorëve të komunës pasi që i ndjeri ishte edhe pjesëtarë i UÇK-së, ngjalli edhe reagim pasi që i njëjti u varros nën monitorimin e Policisë së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHP-së si i rezultuar me Covid-19, ndërsa edhe një javë më pas ende nuk ka konfirmim lidhur me shkakun nga i cili i ndjeri ndërroi jetë. Në këtë takim të Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit, pos anëtarëve tjerë të Këshillit, ishin prezent edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri si dhe Sevdie Mehmeti Drejtoreshë e IKSHP-së në Ferizaj. Sevdie Mehmeti Drejtoreshë e IKSHP-së në Ferizaj pjesëmarrësit i njoftoi lidhur me gjendjen në regjionin e Ferizaj. Sipas saj, numri i shtuar i të infektuarve ka shkaktuar angazhimin maksimal të kapaciteteve të IKSHP-së në Ferizaj. Pavarësisht kësaj gjendje, ajo tha se të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbimet e Spitalit Regjional janë duke iu afruar kujdesin e duhur. Mirëpo ajo shtoi mundësit e kufizuar për testime për Covid-19 për shkak të numrit të vogël të fllakonëve për analizë. Sevdie Mehmeti Drejtoreshë e IKSHP-së në Ferizaj tha se komuna e Hanit të Elezit edhe pse komunë e vogël dhe kapacitete të kufizuara ka bërë punë të jashtëzakonshme në menaxhimin e kësaj situata të emergjencës shëndetësore. Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri duke iu referuar gjendjes aktuale the se që nga fillimi i zbatimit të masave për Parandalimin e Koronavirusit është angazhuar i tërë kapaciteti i Policisë së Kosovës. Ai theksoi se janë duke i zbatuar të gjitha vendimet e Qeverisës së Kosovës për të siguruar që masat të zbatohen në përpikëri. Kolonel Emin Beqiri tha se në këtë aktivitet pas fazës së rekomandimeve është filluar edhe me masa ndëshkuese për individët dhe subjekte afariste të cilat nuk po zbatojnë masat parandaluese. Ndërsa Medina Imishti, Drejtoreshë e DSHMS-së dhe Dr. Nejazi Luma Drejtorë i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” raportuan mbi gjendjen në këtë institucion shëndetësor. Ata thanë se kjo qendër është duke ofruar të gjitha shërbimet elementare për banorët e komunës. Ajo që ata theksua është numri i shtuar i banorëve që po kërkojnë shërbime nga kjo qendër, ndërsa në veçanti jemi duke monitoruar rastet me dyshime për koronavirus dhe në baza ditore jemi në kontakt me IKSHP-në. Për Musa Vila Kryetarë i BIK-së në Han të Elezit është shqetësuese obligimi i mbajtjes së maskave pasi që një pjesë e konsiderueshme e banorëve e në veçanti ata me gjendje më të rënduar sociale e kanë të pamundur që të furnizohen me maska dhe në të shumtën e rasteve ata i bartin edhe nga disa ditë të njëjtat. Ai bëri apel te institucionet apo donatorë që për këtë kategori të sigurohen maskat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …