Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson. Në këtë takim, ministri Veliu i njoftoi Arduc dhe Richardson për punën e MPB-së në menaxhimin e fushës së migrimit në këtë periudhë të pandemisë, duke theksuar se çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë. Gjithashtu, u diskutua për situatën e krijuar me masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNHCR-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate. Bashkëbiseduesit theksuan se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes të MPB-së, OKB-së dhe UNHCR-së dhe shprehën gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në fushën e migrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …