Besian Mustafa: Funksionarët e Vetëvendosjes janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës në zgjedhjet e 25 prillit

Ministri Besian Mustafa: Dyfishohet buxheti për pagesat direkte në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020. Për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt. Kjo është bërë e mundur përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës së Ministrit të MBPZhR-së, Besian Mustafa për rritjen e buxhetit për këtë program mbështetës. ”Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë familjet tona”, ka thënë Ministri Mustafa. Po ashtu, Mustafa ka njoftuar se do të subvencionohen edhe normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …