SHOQATA HUMANITARE BAMIRËSE “BEREQETI” NDIHMON 65 FAMILJE NË KOMUNËN E JUNIKUT ME MISH KURBANI

Sot, Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” ka ndihmuar 65 familje në komunën e Junikut me mish Kurbani, si ndihmë dhe lehtësim në përballje me Pandemie Globale që ka prekur secilin e aq më shumë shtresa të tilla të shoqërisë. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, Imami i xhamisë së Qokut dhe zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, kanë mirëpritur iniciativën solidare të shoqatës humanitare Bereqeti që i ofruan qytetarëve të Junikut. Shpërndarja e ndihmave në Komunën e Junikut bëhet derë më derë që nga shfaqja e pandemisë, si masë preventive dhe shmangie të turmave e kontakteve. Komuna e Junikut falënderon të gjithë shoqatat humanitare që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …