Kurti: Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një kauboj i financave që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve

Albin Kurti: Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një kauboj i financave që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka ndërlidhur ftesën e emisarit special amerikan për dialogun Kosovë- Serbi me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Amerikë. Ai ka kritikuar qasjen e diplomatit amerikan, duke thënë se Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një kauboj i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar zyrtarët e Kosovës që pritet të shkojnë  më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, nuk kanë legjitimitet dhe autoritet për të bërë ndonjë marrëveshje. “Ata që nga Kosova po duan të shkojnë në këto negociata të thirrura për 2 shtator nuk kanë legjitimitet, kredibilitet, autoritet e as kompetencë. Rrjedhimisht, marrëveshjet e tyre janë të pazbatueshme dhe nuk vlejnë as sa çmimi i letrës ku shkruhen”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …