Njëra nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte edhe përshkallëzimi i rrethanave në Mesdheun lindor, bëri të ditur Dojçe Vele. Sipas BE-së, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por tash për tash ajo nuk do të vendosë masa ndëshkuese. Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej, por Greqia duhet të sillet në mënyrë të arsyeshme. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijojë konflikt. Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Qiriakos Micotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar situatën. Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
