Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Zvicra ka prezantuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19

Zvicra ka prezantuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19. Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar nga data 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe të vendeve të tjera të listuara privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas. Qeveria  vlerëson se në bazë të raportit epidemiologjik, gjashtë shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e të cilave edhe Serbisë. Pas dy ditësh emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …