Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara

Me ftesë të Institutit Nacional për Demokraci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, i  cili  u organizua virtualisht për shkak të pandemisë. Ky forum ndërkombëtar po mbahet përgjatë javës së Konventës së Partisë Demokratike, nga 17 deri më 21 gusht. Gjatë këtyre ditëve, kur janë ftuar liderë institucionesh e partish politike nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësve u drejtohen figura të rëndësishme të politikës amerikane, gazetarë, ekspertë e komentatorë, për të diskutuar tema të zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare. Sivjet, temat kanë përfshirë rolin e SHBA-ve në politikën e jashtme, avancimin e rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje, mbrojtjen e demokracisë nga dezinformatat. Z Osmani ka falënderuar Institutin Nacional për Demokraci dhe presidentin e saj, për ftesën, si dhe ka vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …