Ministrja, Meliza Haradinaj, bisedoni në Uashington me drejtues të Lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës

Ministrja, Meliza Haradinaj, bisedoni në Uashington me drejtues të Lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim punë në Uashington me Ryan Tully, drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda Ahlers, drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së. Gjatë këtij takimi, Haradinaj-Stublla ka thënë se kanë diskutuar mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Uashington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi. “Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”. Amerika  dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …