Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sipas burimeve mësohet se biseda telefonike mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 30 minuta dhe në fokus ka qenë zgjidhja e krizës në Bjellorusi. Po të njëjtat burime kanë theksuar se nga telefonata mes tyre, Lavrov i ka bërë të ditur se presidenti Putin ka qenë dakord me propozimin e bërë që rolin e ndërmjetësuesit për krizën ta marrë OSBE-ja. Shefit të qeverisë shqiptare i është komuinikuar se Putin i ka kërkuar Lushankos që të pranojë rolin e OSBE në zgjidhjen e kësaj situate.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …