Pa viza

Gjermania “fajëson” Francën për qëndrimin që po mbanë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Janë bërë më shumë se  dy vjet,  prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur  liberalizim të vizave, duke  përfshirë edhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që padretësisht ishte kushtëzuar me  liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian edhe sot, dy vjet më vonë, mban të njëjtin qëndrim, atë që e kishte shprehur në vitin 2018 se Kosova i ka përmbush të gjitha kushtet dhe se liberalizimi duhet të ndodhë, kanë thënë burimet e Komisionit në Bruksel. Gjermania fajëson Francën për qëndrimin që po mbanë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke sqaruar se ajo vendos definitivisht lidhur me Kosovën dhe liberalizimin e vizave. Parisi zyrtar qysh prej mbarimit të luftës ka udhëruar ndarjen e veriut të Kosovës, ku më 14 qershot të vitit 1999 mbi Urën e Ibrit  në Mitrovicë kishte vendosur edhe trupa ushtarake,  dhe në vazhdimësi ka mbështur dhe mbështet  Serbinë zyrtare në raport me vendin tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …