KMDLNJ

KMDLNj ka vlerësuar se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës është vënë në sprovë për shkak të pandemisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. KMDLNj-ja si shkaktar të dështimit të menaxhimit me virus e ka vënë politikën aktuale në vend. “Në menaxhimin e pandemisë ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jokompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik. Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese, këtë kompetencë i kanë bartur laboratorëve privatë për të cilat askush, në mungesë të transparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …