Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së dhe pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i LDK-së dhe pjesëtari i UÇK-së,  Gani Geci, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai përmes një postimi, ka thënë se ka marrë një telefonatë që të paraqitet në shtator, por shtoi se ftesën e ka kërkuar edhe me shkrim. Geci nuk e di nëse është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Shpreson të jetë dëshmitar dhe shton se do të kërkojë nga shteti që t’ia mbulojë shpenzimet. “Unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që në ditët në vijim do të ma sjellin. Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për aq sa mundem dhe di. Dua të theksoj se unë nuk kam nevojë për avokat, avokat për veten time jam vetë. Pasi të kthehen nga Haga, nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të m’i mbulojë shpenzimet, njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Qeveria është e obliguar me ligj që t’i mbulojë shpenzimet të gjithëve njësoj. Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar”, ka shkruar Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …