Nesër pritet të mbahet takim në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Nesër pritet të mbahet takim në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi mes tyre pritet të ndodhë pasi Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë bërë deklarata kritike ndaj njëri tjetrit nga distancva. Fillimisht, lideri i AAK’së tha se nuk i  beson kryeministrit Hotit në dialog ndërkohë ky i fundit ia ktheu se Kosova s’i ka dy-tre kryeministra por vetëm një. Pritet që gjatë takimit të nesërm, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të bisedojnë edhe për postin e kryetarit të vendit, por për të cilin ka shfaqur pretendime ditë më parë ish kryeministri Haradinaj ndërkohë që nga ana tjetër, ka pasur zëra se pasi Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekt më i madh politik, kësaj i takon pozita e kryetarit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …