Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet të udhëtojë drejt Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, në Hagë

Agjencia  e lajmeve, INA,  bëri të ditur se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot pritet të niset drejt Hagës në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Kreu i BDI-së konfirmoi se ka pranuar me kënaqësi  kërkesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit ka thënë ai. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë. Shokët dhe përkrahësit e tij politikë thonë se Ali Ahmeti shkon në Hagë për ta mbrojtur UÇK-në dhe këtë do ta bëjë pa hezitim.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …