Brickos

Haradinaj - Mustafës: Në tri vitet e qeverisjes tënde janë rritur bastoret dhe kazinot, ne do t'i vëjmë nën kontroll ato

Sot takohen për të biseduar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i i AAK-së, Ramush Haradinaj

Sot pritet të mbahet një takim në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi mbahet  pasi Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë bërë deklarata kritike ndaj njëri tjetrit. Fillimisht, lideri i AAK-së tha se nuk i  beson kryeministrit Hoti, në dialog ndërkohë, Ndërsa Hoti tha se Kosova s’i ka dy-tre kryeministra por vetëm një. Pritet që gjatë takimit të sotëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të bisedojnë edhe për postin e kryetarit të vendit, por për të cilin ka shfaqur pretendime ditë më parë ish kryeministri Haradinaj ndërkohë që nga ana tjetër, ka pasur zëra se pasi Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekt më i madh politik, i takon edhe pozita e kryetarit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …