Qeveria mori vendim për arritjen e marrëveshjes lidhur me eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Kryeministri Hoti bashkë me ministrat e kabinetit të tij takohet me kryetarët e komunave dhe ata të koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  bashkë me ministrat e kabinetit të tij qeveritar  do të takohet me kryetarët e komunave dhe ata  të koalicionit, me qëllim ta bërë të ditur  mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizën e  efektit të masave mbrojtëse ndaj virusit korona. Ndërkohë kryeministri Hoti sot pritet të takohet me kryetarët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, me qëllim  për t’i informuar lidhur me  zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës me të cilin janë pajtuar të gjithë partnerët e koalicionit.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …