Haxhi Shala: Fatmir Limaj e ka merituar të ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës, më vjen keq që nuk është aty

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë me këtë rast se në Speciale është ftuar si i dyshuar dhe në hetime do të paraqitet më 8 shtator të këtij viti. Shala tutje ka shtuar se do t’i përgjigjet ftesës, porse sipas tij, tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerave të UÇK-së, janë të papranueshme. “E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së komandantit tim tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë ish- komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti, ka saktësuar, Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …