leoni

Policisa

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani 518 zyrtarë policor janë infektuar, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë. Zyra për media e Policisë së Kosovës bënë të ditur se aktualisht raste aktive janë 186 zyrtarë policor. Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, ndërsa 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekjes. Aktualisht, raste aktive janë 3 mijë e 410. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …