Haradinaj-Stublla: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Haradinaj Stublla: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Çekisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Kosova dhe Republika Çeke kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh, tha të martën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla. Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik, njofton kumtesa ministrore. “Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi. “Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, tha Ministrja e Jashtme e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …