Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkon unitet për dialogun me Serbinë dhe kujdes me strategjinë e brendshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit që kishte dje me liderët e koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se duhet unitet i brendshëm për dialogun me Serbinë. Ai thotë se duhet të kenë kujdes me strategjinë e brendshme, duke iu përgjigjur deklaratave që mbrëmë i dha kreu i AAK-së, Ramush Haradianaj. “Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë. “Dialogu me Serbinë për njohje reciproke, qoftë në Uashington apo në Bruksel do të jetë më përmbajtjesor dhe më i qëndrueshëm, nëse aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita”, ka shkruar Mustafa. Mes tjerash, ai ka thënë qeverisja e vendit ka prioritet luftimi i Pandemisë, rimëkëmbjen  ekonomike sikurse edhe dialogu për njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …