leoni

USAID i dhuron Kosovës një donacion me termo-skanerë që do t’i shërbejnë personelit shëndetësor në pikat kufitare

USAID i dhuron Kosovës një donacion me termo-skanerë që do t’i shërbejnë personelit shëndetësor në pikat kufitare

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj përmes nje postim në rrjetin social ka bërë të ditur se USAID i ka dhuruar Kosovës donacion me termo-skanerë. Zemaj tha se këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pika e frekuentuar nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse që do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse. Ministri e ka inkurajuar personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …