Skënder Zhitia, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social. Ai ka thënë se Zhitia, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë. Kujtojmë se dje kjo gjykatë i ka dërguar ftesë edhe për veteranin tjetër të luftës, Shemsedin Thaçin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
