leoni

Daut Haradinaj: Vëllezërit Bytyqi janë e vërteta e sakrificës tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit serb

Daut Haradinaj: Vëllezërit Bytyqi janë e vërteta e sakrificës tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit millosheviqian

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka marrë iniciativën për ndërtimin e memorialit të vëllezërve Bytyqi në Prishtinë. Iniciativa e tij ka marrë përkrahje dhe është vlerësuar si e duhur në nivelin vendor, por edhe nga diaspora shqiptare. Ai ka thënë se vëllezërit Bytyqi janë e vërteta e sakrificës tonë për liri dhe e vërteta e zezë e regjimit millosheviqian. Iniciativën për ndërtimin e memorialit për vëllëzërit Bytyqi e ka përshëndetur edhe kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla. “Djemt e batalionit “Atlantiku” janë ata që lanë Amerikën për ta përqafuar vdekjen për atdhe” ka thënë ndër të tjera ministrja e Punëve të Jashtme. Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …