Sllovenia ta cilëson Kosovën si ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës pandemike

Sllovenia e cilëson Kosovën si ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës pandemike

Sllovenia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë për virusin korona. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ të Ambasadës së Kosovës në Slloveni. Kjo ambasadë sapo ka njoftuar se duke u bazuar në vendimet e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh. Ndërsa është bërë e ditur se për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …