Ramë Likaj: Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për të gjithë por ne arritëm ta përmbyllim me shumë të arritura në arsim

Ministri Likaj i uron suksese të gjithë maturantëve që sot i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u ka uruar sukses maturantëve që sot i nënshtrohen Provimit të Maturës. Me anë të një postimi ai ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19. “Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë. Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Pa panikë dhe ta ruajmë shëndetin! Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …