Pacientët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore të natyrës jo COVID-19, po ankohen se që nga fillimi i pandemisë janë neglizhuar dhe nuk i kanë marrë shërbimet e nevojshme, e krejt kjo për shkak se institucionet shëndetësore janë përqendruar te personat e infektuar me COVID-19. Ata madje thonë, se edhe ato pak shërbime që i kanë marrë, iu është dashur të presin me orë të tëra. E për të gjitha këto parregullsi këtë të fundit fajtor kryesor e lënë Ministrinë e Shëndetësisë. Pikërisht për këtë problematikë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka pranuar rreth 80 ankesa, që sipas tyre, janë adresuar në institucionet përkatëse.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
