Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Numri i të infektuarve të evidentuar me virusin korona ka arritur në 25 milion njerëz

Sipas të dhënave të “Worldometeres” mësohet se numri i të infektuarve të evidentuar me virusin korona në botë ka arritur në 25 milion njerëz. Shumica prej tyre janë shëruar ndërsa numri që kanë ende në organizmin e tyre virusin korona është afër 7 milion, 60 mijë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Po sipas të dhënave të “Worldometeres” mësohet se vendi që ka më së shumti të infektuar me virusin korona janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe vende të tjera. Njoftohet se trendi më i madh i shtimit të rasteve me të infektuar është India në të cilën po raportohet për 50 mijë persona të infektuar në ditë dhe kjo ka bërë që deri tani në këtë vend të evidentohen 3 milion e 500 mijë të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …