Avdullah Hoti pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë pas deklaratave fyese për shqiptarët nga ministrat serb

Hoti: Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut

Duke reaguar ndaj njoftimeve se qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200  euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”, pronë e vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa perjashtim. Raportoni rastet!, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti. Nga ana tjetër, disa qytetar kanë raportuar se për analiza për covid-19 kanë paguar nga 200 euro, kosto që konsiderohet shumë e lartë për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …