Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nesër pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, aktualisht kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nesër më dy shtator do të merret në pyetje  nga Prokuroria e  Gjykatës Speciale, në Hagë.  Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka saktësuar se Ali Ahmeti është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ka sqaruar më tej se është ftuar në cilësi të dëshmitarit të Prokurorisë, apo dëshmitar në mbrojtje të ndonjë të akuzuari.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmi ndaj Ibër Lepenc: Tre të akuzuar para gjykatës për sabotim të infrastrukturës kritike

Tre persona, përfshirë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur sot në …