leoni

Amerika i shuan spekulimet: Për takimin e 4 shtatorit jemi në koordinim të ngushtë me Francën e Gjermaninë

Amerika i shuan spekulimet: Për takimin e 4 shtatorit jemi në koordinim të ngushtë me Francën e Gjermaninë

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një video konferencë mes gazetarëve dhe personaliteteve të tjera politike, ku në të pjesëmarrës ishte edhe një këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Në këtë video konferencë temë kyçe ka qenë takimi i 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Këshilltari i Trumpit është pyetur në lidhje me atë se a kanë qenë SHBA-të të koordinuara me BE-në për ftesën që i është bërë Kosovës dhe Serbisë për takim më 4 shtator, si dhe çështjet e planifikuara për diskutim, duke pasur parasysh edhe rolin e BE-së në arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve. Ai  është përgjigjur se Uashingtoni zyrtar, pavarësisht zërave dhe raportimeve, ka qenë në kontakt të afërt me Bashkimin Evropian, sidomos me Francën e Gjermaninë. “Ne kemi qenë në koordinim me BE-në. Ne do të vazhdojmë të koordinohemi me BE-në. Unë e njoh mirë zotin Riker dhe ne jemi në kontakt të afërt me gjermanët. Jemi në koordinim po ashtu me francezët dhe evropianët tjerë. Këshilltari ka shtuar se Shtetet e Bashkuara janë në krye të këtij procesi, dhe se ata sipas tij e diktojnë edhe ritmin dhe temat për diskutim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …