Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është angazhuar që në bisedimet mes Kosovës e Serbisë të ndryshojë dinamika e procesit, thotë një këshilltar i tij. Ajo që Presidenti Trump donte të bënte ishte të shihte nëse përqendrimi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë mund të ndryshonte disi dinamikën e situatës”. ”Dhe kështu për të fundit, e dini, më shumë se një vit, ne kemi qenë të përqendruar vetëm në normalizimin ekonomik, duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për t’i nxitur palët të lënë mënjanë çështjet politike në mënyrë që të krijojnë vrull rreth çështjeve ekonomike”, është përgjigjur zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. ”Ne kemi qenë shumë të suksesshëm deri më tani, edhe pse media nuk është përqendruar me të vërtetë në tre marrëveshjet historike që ne kemi bërë rreth normalizimit ekonomik, njëra prej të cilave është fluturimi i parë midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Ne kemi një marrëveshje për këtë. Nuk është implementuar. Fluturimi nuk është bërë. Ne nuk jemi ende atje për ta hapur atë për të udhëtuar dhe tregtuar. Por marrëveshja është atje”. Më tej këshilltari ka thekuar se takimi i katër shtatorit përveç marrëveshjeve të arritura deri më sot, do të ketë temë diskutimi edhe çështje të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …